Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka arrestuar pronarin e një pike llotoje për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe "Organizim të lotarive të palejuara".
Gjatë operacionit "Basti i Fundit", unifromat blu kanë vënë në pranga Erti Kadiun, 31 vjeç, banues në Kavajë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- 4 kompjuterë lojërash fati
- 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë
- 45 fishekë model 56
- 15 fishekë model ?Parabelium?
- 9 fishekë model 54
- një sasi në lekë dhe dollarë
- peshore elektronike
- 6 aparate celularë
- mjeti tip ?Ford?
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-pronari-nje-pike-llotoje-shiste-kokaine-ne-biznes