Ora News- Librat falas, Malaj: Kauzë e opozitës ku fituan gjithë shqiptarët

2018-07-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas kërkesës së vazhdueshme të opozitës, qeveria ka vendosur sot që fëmijët të përfitojnë libra falas.

Deputetja e LSI Nora Malaj, në një intervistë për Ora News ka folur për këtë vendim duke thënë se kjo ishte një kauzë në të cilën fituan gjithë shqiptarët. Propozimi i opozitës ishte për të gjithë 9-vjecaren, por vendimi i qeverisë u bë vetëm për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën.

Malaj: Ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Në shtatorin e vitit 2018, fëmijët do kenë mundësinë që shteti ti rimbursojë. Unë do gëzoja shumë që pas kësaj nisme të niste dhe projekti tjetër për ushqimin në shkollë dhe të bëhet e plotë paketa. Është gëzim për popullatën dhe qasjen për debatin opozitar në parlament. Ju e dini shumë mirë që deri më tash kemi 9 muaj me politikë dhe ajo që kemi të drejtën e jemi oponentë janë disa ligje që kemi ardhur e kemi sjellë që të rregullojnë jetën e qytetarëve dhe menaxhimit të sistemit të arsimit, por edhe sistemeve të tjera.

Deputetja nuk ka lënë pa përmendur se kjo kauzë do të ndihmojë shumë familjet me vështirësi ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/librat-falas-malaj-kauze-e-opozites-ku-fituan-gjithe-shqiptaret