Report Tv - Klosi letër kryebashkiakëve: Merrni masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare

2018-07-11 0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ju ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të bashkive bregdetare. Ministri Klosi u ka kërkuar kryetarëve të bashkive që të marrin masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. Gjithashtu Klosi u ka kërkuar që të ndërpresin kontratat me të gjithë personat dhe subjektet që nuk zbatojnë ligjin dhe nuk garantojnë sigurinë në plazhe.

Merrni masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. ligji është i qartë. Ndërprerje e kontratës për këdo nuk zbaton ligjin. Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe. Nxisni organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Free Traffic Exchange