Durrës, Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur emergjencën mjedisore për katër fushat e depozitimit të mbetjeve urbane në Porto Romano, Sukth, Manëz dhe Ishëm.



Pavarësisht debateve të zhvilluara në sallë, këshilltarët të majtë dhe të djathë kanë bashkuar votat pro menaxhimit të këtyre zonave.



Tashmë Bashkia e Durrësit do të paraqesë pranë Komitetit Kombëtar të Integrimit të Mbetjeve një raport mjedisor. Pas marres se Raportit qeveria do të vlerësojë nëse është mundësia që inceneratori i Tiranës të përballojë edhe plehrat e Durrësit ose do të shihet mundësia e ndërtimit të një inceneratori në Durrës.



Por banorët e Porto Romanos nuk besojnë se do të ndërhyhet për të ndryshuar situatën.



Në Porto Romano është hapur edhe një kishë, e cila ofron ambiente për fëmijët që të kalojnë kohën e lirë. Prifti i Famullisë shpreson se tashmë do të bëhet diçka që banorët e zonës të jetojnë në një mjedis më dinjitoz.
Zona e Porto Romanos prej vitesh ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët