Ora News- Nuk deklaroi dënimin, nis hetimi për gjyqtarin Admir Thanza

2018-07-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimin kryesisht për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Gjyqtari do të hetohet për falsifikim të formularëve të vetëdeklarimit.

Burime të Ora News bëjnë me dije se Prokuroria do te sekuestrojë materiale nga KPK, të cilat më pas do t'i kalojnë Gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, rezulton i dënuar për vjedhje në bashkëpunim në Itali.

Gjyqtari Admir Thanza ka pranuar përpara KPK dënimin në Itali, por ai ka thënë se e ka pranuar dënimin për të shpëtuar jetën e nipit të tij.

Thanza deklaroi se e ka marrë përsipër një dënim të kunatës e cila kishte kryer një vjedhje vetëm që nipi i tij 9 vjeçar të kurohej në Itali, ndërsa ka shpërthyer në lot para trupës gjykuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-e-pergjithshme-nis-hetimin-gjyqtarin-admir-thanza