Në Shëngjin pushuesit të qetë nga motorët e ujit

2018-07-11 1

Edhe në Shëngjin mungojnë rojet e shpëtimit, duke i lënë kullat e vrojtimit bosh. Pushuesit kërkojnë zgjidhje edhe për pedalinat që ndodhen përgjatë bregut.

Për sigurinë në bregdetin e Shëngjinit u interesua edhe zv/ministri i Turizmit, Hajrulla Çeku.

Por Kryebashkiaku Frrokaj tha se do të kërkojë zbatimin e kontratave që stacionet e plazhit kanë me bashkinë.

Për shkak të mosplotësimit të detyrimeve nga ana e qiramarrëse të zonave bregdetare, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u dërgoi një letër kryetarëve të bashkive ku kërkon të marrin masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. Ndër të tjera në letrën drejtuar kryebashkiakve të qyteteve bregdetare, Klosi kërkon të merren masa edhe për të vendosur sinjalistikën me bova për largësinë e lejuar për not dhe ato që mund të përdoren nga mjetet lundruese, për argëtim.

Free Traffic Exchange