SHBA i hoqi vizën, Vettingu i ndërpret ëndrrën: Shkarkohet gjyqtari Lazaj, s’justifikon pasurinë

2018-07-11 1

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj, pasi nuk justifikon pasurinë. Komisioni hetoi gjyqtarin vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale, ndërsa Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës, por u refuzua.

Në seancën e kaluar trupa e KPK, deklaroi se gjyqtari Lazaj kishte fshehur pasurinë, kishte bërë deklarim të rremë. Komisioni theksoi se nga hetimi rezultoi se gjyqtari ka dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ?Benz?.

Trupa gjithashtu u shpreh se Lazaj ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një kolegj privat. Por paçka këtyre pretendimeve të komisionit të vettingut Lazaj deklaroi në seancën e kaluar banka ka gabuar duke kërkuar rihetim.

Përsa i përket mos deklarimit të pagesave për shkollën e vajzës, ai tha se kishte harruar. Burimi i vetëm i të ardhurave, u shpreh gjyqtari ka qenë rroga e tij, ndërsa ka shtuar se ka dhënë katër dënime me vdekje dhe shumë përjetë, prandaj kërkoi nga Vettingu që të mos i ndërpriste ëndrrën.

Pas konstatimeve në seancën e kaluar, sot Komisioni e ka shkarkuar. Artan Lazaj ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa është njëri nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.

Free Traffic Exchange