Opozita i rikthehet dosjes 'Babalja', PD-LSI kallëzojnë penalisht Ramën: Fshehu të vërtetën

2018-07-11 0

Kreu i grupit demokrat, Edmond Spaho, dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kanë depozituar këtë të mërkurë kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Spahos e Vasilit, Prokuroria duhet të hetojë kryeministrin në lidhje me dosjen e njohur si ?Babalja?, ku pas transmetimit të këtij përgjimi nga PD kryeministri u shpreh se ai kishte një ekspertizë se gjithçka ishte e manipuluar.

Në videon e PD-s, Alfred Veliu, i njohur si ?Babalja?, akuzonte vëllain e ministrin Fatmir Xhafaj për një aferë trafiku narkotikësh.

Sipas ligjit, mospublikimi i kësaj prove, i kësaj ekspertize, që nuk e di nëse kryeministri e kreu si mik i vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, apo si pjesë e Prokurorisë, pra, ai ka detyrimin që ta dorëzojë këtë për të zbardhur të vërtetën, për të ndihmuar hetimin. Kërkojmë hetim penal ndaj Ramës për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës duke mos dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës.