http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendet e Ballkanit Perëndimor mbyllën samitin e Londrës, por produkti i tij është vënë menjëherë në pikëpyetje. Grotesk e cilëson Deutche Welle takimin e zhvilluar ne Londër mes vendeve te Ballkanit Perëndimor. I zhvilluar në mes të krizës qeveritare britanike, takimi i nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor në Londër dha pak impulse për procesin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën për t'u pranuar në Bashkimin Evropian.
Sipas saj, dorëheqja e Boris Johnson e vendosi në hije takimin aq të rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nxori në plan të parë Brexit.
?Në vend të freskisë së pranimeve të reja në BE, takimi u sundua nga ajri i prishur i daljes nga BE. Si mund t?i prezantojë në mënyrë të besueshme një vend virtytet e Klubit evropian, prej të cilit ai vetë është duke u larguar?? ? shkruan DW.
Edhe pse Britania e Madhe po largohet nga BE, duket nuk do të shkëputet nga përgjegjësia që ka për Ballkanin dhe kete gje e konfirmoi kryeministrja britanike Theresa May. E cila shtoi se pas Brexitit, Londra do të rrisë ndihmat financiare për vitet 2020 /2021 me 95 përqind duke dhënë 80 milionë paund.
Por duket se ne ketë Samit tema e sigurisë ishte me sa duket emëruesi i vetëm i përbashkët, për gjithë pjesëmarrësit në të ashtuquajturin Procesi i Berlinit. Ballkani perëndimor duhet të ndihmojë në sigurimin e kufijve të BE-së në kuadër të Frontex-it, po ashtu si në luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar me ndihmën e Europolit.
Në kohërat kur diskutimet në BE sundohen prej frikërave për migracionin dhe humbjen e kontrollit, afrimi i Ballkanit me BE mund të prezantohet tek populli votues, i lodhur prej zgjerimit, më së miri nëpërmjet kësaj teme.
Ne kete fryme ishte dhe deklarata e përbashkët e firmosur nga te gjithe pjesëmarrësit, ku ne te ne fakt flitej me se shumti per sigurinë dhe vetem me tema te përgjithshme per procesion e integrimit.
Por edhe ne kete takim, vëmendje me shume se rezultatet e Samitit, tërhoqën atletet e bardha të kryeministrit Edi Rama. BBC me nje video thumbuese ne twitter komenton dhe veshjen e kryeministrit shqiptar, duke thënë se ato nuk janë të zakonshme në të tilla evente. E duke e mbyllur videon me shënimin: duket se dikush ka harruar kodin e veshjes.