Lezhë, tentuan të kalojnë emigrantët e paligjshëm, në pranga 2 persona

2018-07-11 0

LEZHË- Arrestohen në flagrancë 2 persona, si autorë të dyshuar për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 emigrantëve të vendeve të treta. Pas një pune hetimore dhe kërkimore policia e Lezhës arrestoi në flagrancë:

- Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin
- Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë

Personat e lartpërmendur, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri - tjetrin, t'u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 emigrantëve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin.

Ndërsa materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit " kryer në bashkëpunim'.