Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona për dhënie ndihmë në kalim të paligjshëm kufiri.Në pranga kanë rënë Besnik Gjoka, 46 vjeç dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç.
Sipas bluve, "këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tu japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin".
Materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit "kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 298/2 - 25 i Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-te-arrestuar-ne-lezhe-do-kalonin-ilegal-7-klandestine-nga-vendet-e-treta