Ky është plazhi i Velipojës. Në 14 kilometra ku qarkullojnë afro 2 mijë pushues, nuk të sheh syri asnjë piketë në det të cilat përcaktojnë kufirin e lejuar për t'u larë, por edhe limitin e afrimit për mjetet motorike.
Në këtë zonë të bregdetit janë 80 operatorë qe shfrytëzojnë plazhin. Duket se asnjë prej tyre nuk është interesuar për të zbatuar vendimit të qeverisë numër 369 të 18 Majit 2016. Aty janë të përcaktuara në detaje edhe mënyra e vendosjes së piketave sinjalizimin dhe kufizimin me bova të hapësirës ujore përpara stacionit të plazhit të dedikuar për not e cila duhet të jetë të paktën 200 metra nga bregu ku ndalohet kategorikisht përdorimi i varkave, rrjetave të peshkimit dhe i mjeteve ujore, me ose pa motor.
Përveç mospërmbushjes së këtij detyrimi, në plazhin e Velipojës mungojnë edhe rojet e plazhit dhe përgjegjësinë për këto anomali kryetarja e Bashkisë së Shkodërs Voltana Ademi ia kalon Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Shetësim në Velipojë mbetet edhe mbulimi hapësirës me roje plazhi. Kur ka vetëm një muaj që Velipoja ka hapur sezonin turistik dhe nuk kanë munguar edhe rastet e para fatale. Një 71-vjeçar nga Prishtina humbi jetën pasi hyri në det dhe nuk u gjend askush për t?i ardhur në ndihmë. Derisa institucionet të zgjidhin çështjen e komptenecave jeta e pushuesve në plazhe mbetet në mëshirë të fatit.