Hahn, optimist per marreveshje mes Shqiperise e Greqise

2018-07-10 0

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për kufijtë, Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn i merr si shembull pozitiv për vazhdimësinë e procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Europian.

"Kemi nevojë për politikanë të zotë në rajon. Kemi parë të tillë, për shembull kur vjen fjala për bisedimet për çështjen e emrit me Maqedoninë, ose me shumë gjasa nëse do të ketë një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për ripërcaktimin e kufijve dhe kjo është vendimtare për qytetarët".

Duke folur në një takim në kuadër të samitit të Londrës, Hahn shprehet optimist se shumë shpejt Tirana dhe Athina do t?i japin zgjidhje mosmarrëveshjeve për çështje të lëna pezull. Ai shpjegon edhe arsyet pse procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor po zgjat më shumë nga sa ishte parashikuar.