Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana përzgjedhet si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm. Një vlerësim që vjen nga Samiti Botëror i Qyteteve 2018 dhe Samiti Vjetor i Ujit, që u mbajtën në Singapor dhe ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti arritjet dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar.
Veliaj: ?Jam shumë i lumtur që Tirana është vlerësuar jashtë mase në Samitin Vjetor të Qyteteve këtu në Singapor dhe njëkohësisht edhe në Samitin Vjetor të Ujit. Pra, për dy procese: në menaxhimin e qytetit dhe menaxhimin e ujësjellësit, ku Tirana mori vlerësimin si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres. Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi arritur?.
Në fjalën e mbajtur në Samit, kryebashkiaku theksoi se ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, nga një ndërmarrje e falimentuar tre vite më parë, është tashmë e gatshme të nisë punën për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe vendosjen e një linje të re transmetimi të ujit të pijshëm për gjithë zonën e Unazës së Re.
Veliaj: ?E morëm ujësjellësin si ndërmarrje e falimentuar para 3 vitesh, ndërsa sot jo vetëm ka larë borxhet, por po bëhet gati për investime, falë kredisë së BERZH-it, për të dyfishuar kapacitetin filtrues të Bovillës dhe për të ndërtuar një rrjet të ri që shkon nga Bovilla në zonën e Astirit dhe Tiranës së Re. Kjo shmang problematikat që trashëguam nga ish-komuna, në një zonë e cila u rrit jashtë mase gjatë asaj kohe. Më vjen mirë gjithashtu që, Tirana është sot lider në Shqipëri: 98.5 % e faturës së ujësjellësit paguhet. Pra, kur njerëzit shohin që marrin shërbime, janë gati të paguajnë ato pagesa modeste që i detyrohen shtetit?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-vleresohet-menaxhimin-e-ujit-ne-samitin-e-singaporit