Samiti në Singapor, Veliaj: I keqardhur kur dëgjoj lider të së kaluarës se do prishin punët publi

2018-07-10 0

Tirana përzgjidhet si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm. Një vlerësim që vjen nga Samiti Botëror i Qyteteve 2018 dhe Samiti Vjetor i Ujit, që u mbajtën në Singapor dhe ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti arritjet dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar.

Jam shumë i lumtur që Tirana është vlerësuar jashtë mase në Samitin Vjetor të Qyteteve këtu në Singapor dhe njëkohësisht edhe në Samitin Vjetor të Ujit. Pra, për dy procese: në menaxhimin e qytetit dhe menaxhimin e ujësjellësit, ku Tirana mori vlerësimin si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres. Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi arritur.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Por, Veliaj shprehu keqardhjen për deklaratën e ndonjë politikani të së kaluarës, të cilët edhe sot betohen se do të shkatërrojnë punët publike të bëra në Tiranë 3 vitet e fundit, si Sheshi ?Skënderbej?, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri.

Ndihem i keqardhur kur shikoj lider të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si Sheshi ?Skënderbej?, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar. Sot Tirana ka këtë reputacion falë guximit që pati në vitet 2000-2011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit. Pra, kur Tirana ka pasur një kryetar bashkie dhe një qeveri që e kanë mbështetur, që kanë marrë vendime të guximshme, ka pasur një reputacion botëror edhe përtej Shqipërisë, si një vend inovator që po transformohet në mënyrë galopante.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Free Traffic Exchange