Nga dënimi në Itali, në majën e drejtësisë në Shqipëri, karriera e gjyqtarit Shkodran, Admir Thanza

2018-07-10 4

Po kush është gjyqtari Thanza për të cilin Vettingu sot ka zbuluar një të shkuar të panjohur. Ai është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka përfunduar shkollën si jurist në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ai ka shërbyer si gjyqtar për 14 vite. E pikërisht teksa ai ka qenë gjyqtar në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali gjatë një vizite atje ku kishte të shtruar në spital nipin e tij në vitin 1999.

Në gjykatën e Shkodrës Thanza ka shërbyer deri në vitin 2006 për ty transferuar më pas në Tiranë ku shërbeu për tre vite deri në 2009. E teksa shërbente mes Shkodrës dhe Tiranës, Admir Thanza për 5 vite nga 2004 deri në 2009 ishte dhe anëtar i qeverisjes së gjyqësorit në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Pas vitit 2009 karriera e Thanzës do të njihte vec ngritje ku nga gjykata e lartë ai u katapultua anëtar i gjykatës kushtetuese me votat e parmentit.

Në këtë gjykatë ai shërbeu për 4 vite deri në 2013. Pas lënies së postit të gjyqtarit kushtetues Thanza do të jepte drejtësi në emër të Republikës si gjyqtar i Lartë ku vazhdon edhe sot. Admir Thanza në karrierën e tij ka qenë pjesë e trupës gjykuese në dosjen Gërdeci si dhe anëtar në trupën gjykuese për procese ku ishin të përfshirë politikan të majtë e të djathtë.

Vetë gjyqtari Thanza nuk e kish deklaruar dënimin as në formularin e Dekriminalizimit, ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjente, as nga DSIK, as nga institucionet shqiptare, por ishin përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në itali.

Free Traffic Exchange