Aksident hekurudhor në Rrogozhinë, treni del nga shinat, panik te pasagjerët: U nda më dysh

2018-07-10 2

Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm në afërsi të Rrogozhinës. Kjo ka shkaktuar panik tek udhëtarët e shumtë, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

Në Report Tv kanë ardhur foto dhe video nga qytetarët që tregojnë momentet kur treni ka dalë nga shinat dhe pasagjerët kanë zbritur poshtë.

Një qytetar i kontaktuar për Report Tv u shpreh se në tren ndodheshin mbi 100 pasagjerë dhe incidenti ka shkaktuar panik.

Ndodhesha rastësisht në stacion. Treni gati është ndarë në dy pjesë. Treni kishte mbi 100 persona, me dhjetëra turistë. Të gjithë të tmerruar zbritën nga treni. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Pritet të vijnë vinxhat nga Durrësi dhe ta ngrenë, se është ndarë në dy pjesë.

Free Traffic Exchange