Akademia e Shkencave ka shpallur këtë të martë veprat dhe autorët e nominuar për botimin më të suksesshëm, dedikuar figurës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo nismë vjen në kuadër të vitit mbarëkombëtar ?Skënderbeu?, gjatë të cilit Akademia do të organizojë një sërë aktivitetesh.