http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pasi Vizion Plus beri publike detajet me te fundit nga procesi i negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe përplasjen ende te dukshme mes Presidencës dhe Ministrisë se Jashtme, kreu i diplomacisë Ditmir Bushati nga Londra, ku po merr pjese ne takimin e peste te Procesit te Berlinit, lëshoi kritika per politiken ne Tirane dhe Athine.
?Ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë.?
Bushati nuk preferoi te flase per afate se kur mund te finalizohet kjo marrëveshje, por u ndal tek takimi Rama-Tsipras, si nje mundësi e arte per te përcaktuar linjat e drejtimit.
Per marrëdhëniet Shqipëri - Greqi ka folur dhe Komisioneri per Zgjerimin Johanes Hahn, i cili i pyetur gjate Samiti te Londrës është shprehur se strategjia e BE-se per Ballkanin Perëndimor eshte e qarte dhe nuk do te importohen konflikte.
?Ceshtjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë kane nisur te zgjidhen? ? është shprehur komisioneri Hahn.