Ora News - Jo bllokim patentash për emigrantët dhe të huajt

2018-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjerin Ndreu, deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit i propozoi Kuvendit ndryshime në kodin rrugor.

Të huajt dhe emigrantët që kryesisht vijnë në Shqipëri me automjetet e tyre, në rast se shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të mos u hiqet patenta, por tu dyfishohet gjoba.

Kjo do të thotë se nëse një person gjobitet 5000-15.000 lekë, një huaj duhet të paguajë gjobë dyfishi pra 10.000 deri në 30.000 dhe të mos i hiqet e drejta e lejes së drejtimit.

Ndreu: Të mendohen mirë se kanë shpëtuar nga një tre muajsh kalvari që nuk marrin dot patentën në çfarëdo lloj rrethane, në rastin më të mirë shkon tre muaj, ka raste edhe 6 muaj.T'u japim mundësinë që të paguajnë dyfishin e gjobës dhe dyfishi i gjobës për 50 mijë lekë të vjetra nuk është asgjë për shkeljen.

Kjo me argumentin se marrja e lejes së qarkullimit dhe dalja në Komision ka vonesa dhe burokraci që mund të zgjasin nga 10 ditë deri në disa muaj.

Ndreu: Tjetrit i ikën vendi i punës dhe asi mban familjen me vendin e punës. Shumë emigrantë tonë punojnë shoferë.

Vorpsi: Ardhja nga institucioni i Prefektit deri atje kërkon procedura brenda dhe jashtë, kjo histori është shumë e gjatë.

Referuar të dhënave të shtetasve të huaj që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, shefi i këtij sektori në Policinë e Shtetit Mit'hat Tola raportoi për 675 leje drejtimi të pezulluar në vit.

Mit'hat Tola: Në 1 milion drejtues mjetesh që janë futur vitin e kaluar janë 675 leje drejtimi të pezulluara. 10 shkelje që kanë dispozita të ndryshme por mesatarisht gjoba shkon nga 50-150 mijë lekë të vjetra.

Miratimi i ndryshimeve të kodit rrugor kërkon 84 vota, pra konsensusin e PD-LSI për të cilët deputeti Ndreu tha se është konsultuar me ta dhe ka marrë miratimin e kolegëve opozitar.

Ndreu: Në parim të gjithë janë dakord se është një problematikë që i kap të gjithë.

Rishikimi i nenit 127 të kodit rrugor që përfshin propozimin e Ndreut u miratua në parim nga deputetët e mazhorancës, ndërsa Ministria e Brendshme kërkoi 10-fishim të gjobave për përdoruesit e celularëve në timon.

Por ky propozim pritet të diskutohet në mbledhjet e ardhshme të komisionit parlamentar të sigurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jo-bllokim-patentash-emigrantet-dhe-te-huaj

Free Traffic Exchange