Balla: Basha po i shmanget ballafaqimit në gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se lideri opozitës Lulzim Basha, nuk ka burrëri që të përballet me akuzat e shpifjes ndaj është larguar në shtetet e bashkuara.



Në seancën e cila nisi këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Taulant Balla akuzoi Bashën se po shmang ballafaqimin në gjykatë.



Për sa i përket dosjes së 3.4 milionë eurove, Balla paralajmëroi se do të depozitojë prova të reja në Prokurori, që sipas tij, përfshijnë me përgjegjësi ligjore kryetarin e Partisë Demokratike.



Më 24 qershor, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në dy makina Toyota që vinin nga Italia. Për rastin, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi se paratë që po mbërrinin, kishin bekimin e Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paditur për shpifje në gjykatë. Dosja kaloi për kompetencë në Gjykatën e Tiranës.

Free Traffic Exchange