Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoritetet portuale në Durrës konfirmuan ndalimin në Kroaci të anijes që u largua pa njoftim nga Porti i Durrësit. Anija me flamur të Sierra Leones kishte sjellë rreth 6 mijë tonë kripë, por u largua pas një debati me pritësin e mallit për një sasi të dëmtuar prej 500 tonësh.
Anija ?Sea Scanner?, që u largua pa leje nga Porti i Durrësit është bllokuar në Kroaci për llogari të kapitenerisë shqiptare.
Anija aktualisht mbahet rreth 5 milje larg portit të Rijekës, ndërsa do të kryhet kontrolli i dokumenteve dhe një hetim për shkelje të kodit detar ndërkombëtar, pasi nuk është zbatuar dokumentacioni i portit të fundit nga ky ka dalë.
Anija ?Seascaner? me flamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës.
Drejtues të Portit Durrës sqaruar se pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes hynë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr.
Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur dhe dëmshpërblimin e saj.
Por subjekti dërgues dhe transportues që është kompania ?Sea Scanner Logistics?, rezulton se ka probleme me siguracionin e mjetit dhe rrjedhimisht probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.
Ndaj pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritetet shqiptare nga rada portuale e Durrësit.
Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-arratis-nga-durresi-bllokohet-ne-kroaci-anija-e-kripes