Ora News- Opozita bojkoton seancën plenare: Të anulohet votimi për Teatrin

2018-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për Teatrin e Ri mbetet në fuqi, pavarësisht Kërkesës së opozitës për tu shpallur nul me argumentin se Partia Socialiste manipuloi votimin javën e shkuar. Sekretariati për Procedurën dhe Votimin, la në fuqi votimin e javës së shkuar ndërsa u tha se ishin dy deputetë të LSI-së që ndërruan qëllimisht kartën e Robert Bitrit me të Vangjel Tavos, i cili nuk ndodhej në Kuvend. Opozita në shenjë proteste, bojkotoi seancën parlamentare.

Opozita bojkotoi në shenje proteste seancën parlamentare të Kuvendit, duke pretenduar se në seancën e fundit mazhoranca manipuloi votimin për ligjin e Teatrit të ri.

Në Kuvend morën pjesë për pak minuta kryetarët e grupeve parlementare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, të cilët bënë publik qëndrimin e opozitës, e më pas u larguan.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, tha se vetëm pak minuta më parë e kishte marrë kërkesën e opozitës.

Në këto kushte urdhëroi që për këtë çështje të mblidhet sekretariati për Procedurat dhe Votimet.

Ruçi: Sot jam njohur me këtë kërkesë. Do të kem një qëndrim në fund të ivestigimit që do të bëjë komisioni përkatës.

Vasili: Është kërkesë që qartëson se në sallën e Kuvendit çdo standart i funksionimit të Kuvendit ka rënë. Është në vijimësi të të njëjtit standart që i hoqi mundësinë opozitës dy javë më parë të vazhdonte të fliste. Në përputhje me rregulloren kërkesa jonë për shkak të kësaj séance që është kërkuar nga ju, është depozituar dy ditë përpara, sikurse rregullorja e kërkon.

Ka qenë koha e nevojshme për të bërë investigimin e duhur për këtë çështje. Është fare e qartë që nuk mundet që parlamenti të funksionojë si ditët e tjera, përderisa ka zgjedhur të funksionojë për ditën e hënë duhet ta bënte. Është standart shumë i ulët ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme dhe për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë këtë gjë që ishte emergjencë dhe duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-bojkoton-seancen-e-sotme-plenare-shkak-ligji-teatrin