Blerim Xhemaili: Po të shënoja kundër Serbisë s'do bëja 'shqiponjën', por 'L'-në e djalit tim

2018-07-09 1

Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka rrëfyer ekskluzivisht për Report TV, të gjitha presionet më të cilat janë përballuar përpara ndeshjes me Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit. Helvetët fituan atë ndeshje me shifrat 2:1 dhe golat u shënuan nga shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

I ndodhur në Tiranë, Xhemaili ndan me Report Tv emocionet e Botërorit dhe polemikat që shoqëruan ndeshjen kundër Serbisë. Ai flet edhe për simbolin e 'shqiponjës' që bënë Xhaka dhe Shaqiri pas dy golave të shënuar në portën serbe. Xhemaili thotë se po të shënonte vetë, nuk do bënte simbolin e shqiponjës, por do festonte me shkronjën 'L', gërmën e parë të emrit të djalit të tij, Luan, nga lidhja me modelen Erjona Sulejmani.

Edhe pse ndaj Serbisë nuk arriti të shënonte, duke rezultuar i pafat në dy momente të mira përpara portës, Xhemaili ia arriti qëllimit në ndeshjen kundër Kosta Rikës...dhe festoi duke bërë gërmën "L".

Free Traffic Exchange