Rrëzohet kërkesa e opozitës për anulimin e ligjit për Teatrin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretariati për procedurat e votimit pranë kuvendit të Shqipërisë rrëzoi kërkesën ë bërë nga opozita në lidhje me votimin e ligjit për Teatrin Kombëtar pak ditë më parë. Pd dhe LsSI pretenduan se ishte manipuluar votimi pasi disa deputete që nuk kishin qënë fare fizikisht në séance, rezultonin pjesmarrës në votim.
Vasili dhe Spaho tha se ka pasur tjetersim të votës në seancën e kaluar dhe kërkuan shfuqizim të votimit.
Gramoz Ruci urdheroi sekretariatin që të investigojë në lidhje me pretendimet e deputeteve të opozitës por ky organ I kuvendit pas verifikimit të bërë vendosi që të rrezojë kërkesën e grupeve parlamentare të PD dhe LSI mbi rregullsinë e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar I cili do të prishet dhe në vend të tij do të ndertohet një godine e re.