Ora News- Furnizimi me ujë në Yzberisht, Tivari: Kemi dy projekte për atë zonë

2018-07-09 51

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Burimet Bovillë, Shën Mëri dhe Selitë janë në gjendje optimale të prurjeve të tyre të favorizuar edhe nga shirat, duke bërë që Tiranë të furnizohet normalisht me ujë të pijshëm. Por ka ende zona që janë me kufizime siç ështe ajo e Yzberishtit. Në planin e masave për verën, por edhe investimet, drejtori i shitjeve në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Elvin Tivari thotë se për Yzberishtin do të marrë së shpejti fund kufizimi me ujë të pijshëm.

Elvin Tivari: Jemi në një situatë normale, ndryshe nga viti i kaluar ku thatësira ishte më e lartë. Jemi në kapacitete normale të prurjeve tona. Sa i përket zonës problematike të Yzberishtit, është e vërtetë që vitin e kaluar ka pasur probleme për shkak të thatësirës, por edhe të ndërtimeve të pakontrolluara që kanë qenë në atë zonë. Kemi dy projekte madhore sa i përket asaj zone. Njëri është zgjerimi i kapacitetit të Bovillës nga 1800 litra/s në 2400 litra/s dhe e dyta është ndërtimi i linjës së transmetimit nga Bovilla në depon e Yzberishtit. Jemi në fazë projektimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/furnizimi-me-uje-ne-yzberisht-tivari-kemi-dy-projekte-ate-zone

Free Traffic Exchange