Report Tv - PS rrëzon amendamentin e Braçes, lë në fuqi taksën e Ahmetajt

2018-07-09 1

Kuvendi miratoi disa projektligje në seancën e sotme, mes tyre edhe atë për ?Për një shtesë në ligjin ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar?. Por në këtë projektligj, shumica rrëzoi një amendament të propozuar nga Erjon Braçe dhe Evis Kushi.

Në projektligjin për shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind që aplikohet për agroturizmin, Braçe dhe Kushi kërkuan përmes amendamentit që të përfshihen edhe pijet e prodhuara nga vetë struktura, por që u rrëzua.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se një propozim i tillë nuk mund të miratohet, pasi nuk ka arsye që të përjashtohen nga taksa.