REPORT TV siguron pamjet/ Momenti kur Panariti ndërron kartën e Bitrit me të Tavos në Kuvend

2018-07-09 0

REPORT TV ka siguruar një foto, që tregon momentin kur deputeti i LSI, Edmond Panariti, i ndërron kartën deputetit të pavarur, Robert Bitri, në Kuvend.

Siç shihet nga fotoja më poshtë, deputeti Panariti është kapur 'mat' teksa i ndërron kartën kolegut të tij, Bitri, për të krijuar parregullsi në votimin për projektligjin për Teatrin Kombëtar, i cili u kundërshtua nga opozita.

Pr.ligji u miratua të enjten e kaluar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, pas një seance maratonë, ku opozita kërijoi debate të forta dhe tension, si dhe tentoi të manipulonte votimin. Ka qenë Sekretariati i Kuvendit për Votimin që ka zbuluar sot dy deputetët e LSI, Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti, të cilët ishin fiksuar nga kamerat e Kuvendit duke ndërruar kartën e deputetit Robert Bitri.

Report Tv ka siguruar foton e momentin kur Panariti ndërron kartën, duke nxjerrë kështu zbuluar opozitën, e cila dështoi të prishte votimin. Sekretariati hodhi sot poshtë kërkesën e PD dhe LSI për anulimin e votimit, duke e quajtur atë të rregullt.

Free Traffic Exchange