Krahas projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja, Bashkia e Tiranës po kujdeset që shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet për të mirëpritur nxënësit e tyre.
Një prej shkollave që iu nënshtrua rikonstruksionit është edhe gjimnazi ?Sami Frashëri?, nxënësit e të cilit mund të studiojnë në mjedise moderne. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanisë ?Philip Morris? dhe organizatës ?Milieukontakt Shqipëri?, rikonstruktuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë).