http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e sezonit turistik, siguria në plazhe mbetet prioritet. Ministri i Turizmit Blendi Klosi, tha në Parlament se edhe pse ka përmirësime në raport me një vit më parë, nuk mund të ketë vend për vetëkënaqësi.
?Sistemi i ruajtjes së plazhit pothuajse është ngritur në gjithë Shqipërinë, jo në kushtet që duhet por ama që po funksionon dhe kemi disa jetë të shpëtuara vetëm nga sistemi i ruajtjes së plazhit në gjithë plazhet tona. Kemi një numër shumë të reduktuar në krahasim me vjet jetë të humbura në plazhe por përsëri një jetë e humbur na e rrëzon gjithë çfarë themi?
Klosi thekson se për të garantuar sigurinë në plazhe duhet me patjetër bashkërendim i punës, por edhe respektim i vendimeve të qeverisë për rojet në plazhe.
?Duhet të jemi bashkë me pushtetin qendror, me pushtetin lokal dhe vetë operatorët turistikë, që duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që vjen nga poshtë lart. Nuk mund që të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, duhet të jetë vetë biznesi siç e përcakton vendimi i qeverisë që duhet ta promovojë dhe realizojë këtë siguri?
Përgjatë këtij viti në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në plazhe janë vendosur 26 pika ambulatore, të cilat janë në gatishmëri për të siguruar dhënien e ndihmës së parë në raste emergjente.