Bushati dhe Meta përplasen për “paktin detar” me Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gati dy muaj pas nisjes se negociatave ne nivel ekspertesh mes Shqiperise dhe Greqise per percaktimin e kufirt detar, jane zhvilluar 3 takime mes Tiranes dhe Athines. Takime keto qe edhe pse jane cilesuar si shume produktive nga te dy Ministrite e Jashtme, deri me tani nuk kane arritur te finalizojne asgje.



Vizion Plus ka mesuar se serish vijon ?perplasja? Presidence ? Ministri e Jashtme, ku kjo e fundit ne shkresat drejtuar kreut te shtetit, e cileson ate si paragjykues per te gjithe procesin dhe me mungese te bashkepunimit. Madje, ne nje prej letrave te Ministrit Bushati drejtuar Presidentit Meta, kreu i diplomacise shprehet se kreu i shtetit ?nuk kupton elementet thelbesore te negociatave me palen greke?.



Por nga ana tjeter, Presidenca ka kerkuar vazhdimisht inforamcione shtese per te gjitha takimet e zhvilluara, duke pasur parasysh dhe deklaratat publike te Presidentit Meta se ?vija e kuqe? eshte vendimi i Gjykates Kushtetuese.

Vizion Plus po ashtu ka arritur te mesoje qe pas takimit te trete te zhvilluar ne Athine me 23 qershor, grupi i negociatoreve shqiptare ka paraqitur nje projekt-marreveshje te hartuar prej tyre, duke mos marr ne shqyrtim propozimin e kompromisit te bere nga pala greke ne takimin e meparshem.



Teksti i kesaj projekt-marreveshje eshte hartuar duke u bazuar ne vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2010, Konventen per te drejten e detit dhe praktikat me te mira nderkombetare. E per te hartuar kete projekt-marreveshje grupi i negociatoreve ka vizituar ne terren dhe gjithe vijen bregdetare qe nga gjiri i Ftelias e deri tek Kepi i Qefalit.

Nje tjeter detaj qe Vizion Plus e ka bere te ditur qe me heret, eshte fakti i mosdakordesive brenda grupit negociator shqiptar.

Pjesa me e madhe e dokumenteve te hartuara nga grupi negociator jane firmosur nga 12 prej 13 anetareve. Nje prej pjestareve qe prej fillimit te negociatave ka shprehur pakenaqesit e tij lidhur me rrugen qe po ndjek pala shqiptare, e madje ai i eshte dretjuar dhe me nje leter Presidentit Ilir Meta, veprim ky qe eshte cilesuar si i papranueshem nga ana e Ministrise se Jashtme dhe ne shkelje me ligjin.

Por pavaresisht mosdakordesive, 12 nga 13 negociatoret kane dorezuar tashme projekt-marreveshjen e pales shqiptare dhe jane ne pritje te kunderpergjigjes greke. Kunderpergjigje e cila mund te vijw dhe gjate takimit Rama-Tsipras ne Londer, ku si per ironi te fatit, 105 vjet me pare u copetuan kufijte e Shqiperise.

Free Traffic Exchange