Ora News - Klosi: Kokëulur për viktimat në plazhe, biznesi të vendosë rojet bregdetare

2018-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka komentuar nga foltorja e Kuvendit mbytjet në plazhet tona.

Edhe pse tha se krahasuar me një vit më parë ka më pak viktima, Klosi tha se çdo humbje njerëzore i bën kokëulur.

Ministri kërkoi një angazhim të të gjitha strukturave qendrore dhe lokale, pasi siç tha ai sistemi duhet të funksionojë nga poshtë lart.

Ai apeloi edhe njëherë bizneset të vendosin rojet bregdetare siç e parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave.

Blendi Klosi: Nuk kemi asnjë incident në plazhet tona sa i takon mjeteve lundruese. Kemi përsëri ngjarje, për këtë jemi kokëulur, me humbje jetësh në plazhet tona.

Por ama sistemi i ruajtjes së plazhit pothuajse është ngritur në gjithë Shqipërinë, jo në kushtet që duhet por ama që po funksionon dhe kemi disa jetë të shpëtuara vetëm nga sistemi i ruajtjes së plazhit në gjithë plazhet tona. Kemi një numër shumë të reduktuar në krahasim me vjet jetë të humbura në plazhe por përsëri një jetë e humbur na e rrëzon gjithë çfarë themi.

Duhet të jemi së bashku me pushtetin qëndror, së bashku me pushtetin lokal dhe vetë poseduesit e operatorëve turistikë që duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që vjen nga poshtë lart. Nuk mund që të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, duhet të jetë vetë biznesi siç e përcakton VKM që duhet ta promovojë dhe realizojë këtë siguri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-kokeulur-viktimat-ne-plazhe-biznesi-te-vendose-rojet-bregdetare