Perurohet impianti i ujerave te zeza - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Aeroporti i Vlorës do të jetë një investim masiv qe do ti vije ne ndihme jugut.
Kështu është shprehur kryeministri Edi rama në përurimin e Impiantit të Përpunimit të Ujrave në qytetin bregdetar. Sipas ramës ky aeroport do të garantojë lëvizje nga Vlora drejt Greqisë apo Itlaisë me çmime edhe më shumë të arsyeshme nga ato që janë sot.
Në fjalën e tij Rama premtoi se plehrat do të zhduken nga ky qytet, bashkë me ujërat e zeza duke siguruar një vijë të pastër bregdetare. Rama u shpreh se se pasi të jenë përfunduar rrugët bazike të qytetit, investimet do të përqëndrohen në brendësi të qytetit, në blloqet e pallateve.
Për të ardhur deri këtu të gjithë kaluam segmenti e ri të pyllit të sodës, por na u desh të futemi për disa qindra metra në shtegun e dhive të tranzicionit, sic e gjetëm Vlorën në të gjithë infrastrukutrën e saj 4 vite e gjysmë më parë. Dua të them që brenda këtij viti është në proces gare dhe pastaj do të nënshkruhet kontrata për të rindërtuar segmentin rrugor nga pylli deri tek tregu i fruta perimeve dhe kështu në këtë mënyrë gjithë infrastrukturën bazike të rrugëve të qytetit e kemi të mbyllur. Por na mbetet të futemi më thellë dhe të përmirësojmë infrastrukturën brenda blloqeve të banimit, në lagje të caktaura të qytetit ku ende dhitë e tranzicionit janë të gjitha rrugëve.
Ndërsa ambasadorja Romana Vlahutin u shpreh se Bashkimi Europian do të vijojë që të investojë. Ajo u shpreh se Vlora është transformuar në pak vite, ndërsa Shqipëria duhet të arrijë standardet për të vijuar rritjen e numrin e turistëve.

Free Traffic Exchange