Trupa e Operas dhe Baletit udhëtoi drejt qytetit bregdetar të Vlorës për të dhuruar një mbrëmje emocionuese për pushuesit e shumtë që kanë zgjedhur këtë bregdet për ditët e nxehta.
?Opera në Jeans? ishte aktiviteti që mblodhi spektatorë të shumë dhe përfaqësues të lartë të kabinetit qeveritar. Kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe djali, Zaho.
Edhe pse është përpjekur që shpeshherë ta mbajë larg syve të publikut më në fund kryeministri ka prezantuar edhe të birin, Zahon.
Report Tv sjell pamjet kur kryeministri Rama mbërrin i shoqëruar nga djali, që kishte veshur një bluzë të bardhë, ndërsa në dorë mbante një lodër.