Aksident me pasojë vdekjen në aksin Librazhd-Prrenjas në vendin e quajtur Ura Bushtricës.
Një motor i cili drejtohej nga një shqiptar nga Maqedonia, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Drejtuesi i motorit, i identifikuar si Zuhdi Asani nga Gostivari, ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë me barrierat mbrojtëse.