Ora News - “Pirro” rikthehet në Antigone, tragjedia në vargje luhet në teatrin antik

2018-07-08 20

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
84 vjet pasi u shkrua, Tragjedia në vargje, ?Pirro? e shkrimtarit Het?hem Haxhiademi u vu në skenën natyrore të qytetit antik të Antigonesë në Gjirokastër. Vepra e cilësuar e burgosur nga regjimi komunist u bë kështu e para tragjedi që u luajt në këtë sit arkeologjik, rreth 2300 vjet pas periudhës së teatrit antik.

Tragjedia ?Pirro?, e shkruar në vitin 1934 prej Het?hem Haxhiademit, u ngjit në skenën natyrore të Antigonesë në Gjirokastër, duke u bërë para vepër që luhet në këtë sit 2 300 vite pas periudhës së Teatrit Antik.

Tragjedia në vargje, e para në llojin e vet, ishte plotësisht e harruar pas burgosjes prej regjimit komunist të autorit, e më pas vdekjes së tij në Burgun e Burrelit.

Ilir Lluri: "Është vepra e parë teatrore që vjen në këtë truall, pas 2300 vitesh. Lozet për herë të parë që pas vitit '45 pasi autori dhe vepra bashkë me të u dënua nga diktatura."

Vepra është një përballje në luftën dhe intrigat për pushtet për fronin e Epirit antik, mes dy mbretërve, Pirros dhe Neoptolemit.

Delvis Bejleri, që sapo është diplomuar si aktor, që mbajti peshën e rolit të Pirros tregon përvojën sipas tij unike.

Delvis Bejleri: "Është eksperiencë shumë e veçantë."

Kryetarja e Bashkisë tha se këtë sezon synohet promovimi turistik edhe i rrethinave të Gjirokastrës, ku do të vendoset edhe një kalendar kulturor aktivitetesh.

Zamira Rami: "Startojmë me dhënien e shfaqjes së Pirros së Epirit pikërisht këtu, në këto rrënoja që mbartin shumë vlera historike dhe Gjirokastra është e mbushur me të tilla ambiente e monumente dhe duhet të gëlojë nga të tilla shfaqje."

Për rreth 1 orë e 20 minuta, aktorët sollën në skenën natyrore një vepër dinamike dhe intensive, me një kostumografi të rrallë, pjesë e një hulumtimi të gjatë mbi veshjen e periudhës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pirro-rikthehet-ne-antigone-tragjedia-ne-vargje-luhet-ne-teatrin-antik