Shqipëria dramatike në imazhe - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Varfëri, shtypje politike, etje për liri, diktaturë dhe eksod. Të gjitha i gjeje në vështrimin e shqiptarëve gjatë vitet ?80. E pikërisht këtë periudhë të Shqipërisë ka fokusuar artisti francez, Michel Setboun gjatë punës së tij si foto-reporter në vendin tonë.



E këto 100 fotografi të mbushura me ngjarjet më të rëndësishme që frynin në kohën e ndryshimeve për shqiptarët, ekspozohen nga kjo fundjavë në ambientet e kryeministrisë.

 

?Për mua gjëja më e rëndësishme është që kjo ekspozitë ndodh këtu, pikërisht në vendin ku këto foto janë shkrepur. Është si një album familjeje ku secili gjen dikë a diçka familjare. Më kujtohet kur për herë të parë erdha në Shqipëri, në vitin 1981. Ishte shumë e vështirë situata ekonomike ku jetonin shqiptarët. Njerëzit harrojnë shumë shpejt,  e shpresoj që kjo ekspozitë t?i shërbejë më së shumti të rinjve, si një dëshmi e historisë, si një ekspozitë e shpresës dhe e jetës që brezat e rinj të kuptojnë nga vijnë?.



Michel Setboun ka dokumentuar shumë ngjarje në Shqipëri, pasi ai është rikthyer në vendin tonë sa herë një erë e re ndryshimesh është paralajmëruar, e këto 100 imazhe të përmasave të ndryshme, janë vetëm pak nga arkiva e fotografit francez.
Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator.