Negociatat për kufirin detar, Cipras-Rama takim në Londër - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministrat Edi Rama e Aleksis Tsipras pritet të takohen në Londër të martën në kuadër të procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë vende të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kryesore evropiane.



Mediat greke shkruajnë se ata do të kenë në fokus të bisedës mes tyre negociatat dhe finalizimin e një marrëveshjeje për kufirin detar.



Por në Athinë, reagimet ndaj marrëveshjes së qeverisë Cipras me Maqedoninë për çështjen e emrit kanë qenë të ashpra. Opozita dhe faktorë të tjerë politikë e kanë quajtur tradhti kombëtare. Kjo sipas analistëve ne Greqi e kanë vendosur Athinën zyrtare në një pozicion aspak komod sa i takon bisedimeve me Shqipërinë.



Qeveria e koalicionit Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë pasur përplasje të shoqëruara me reagime të ashpra ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe Cipras duket se nuk ka forcën e duhur për të mbështetur një marrëveshje me Shqipërinë, e cila do të shkaktojë reagime të reja, sidomos për të ashtuquajturin Epir i Veriut, një çështje që prek mijëra votues kryesisht në këtë zonë, qytetarë që  kanë marrë shtetësi greke.



Brenda partisë së Syrizës deputetë të zonës së Epirit kanë shprehur pakënaqësi për reagimet e fundit të Ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se Epiri i Veriut i përket një vendi sovran e të pavarur dhe është qesharake të thuhet se i përket Greqisë.



Por burime diplomatike bëjnë me dije se kësaj pengese i shtohet dhe pengesa e palës shqiptare. Çelja e negociatave në verën e vitit të ardhshëm, nuk sjell  nxitje të veçantë për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.



Në Greqi ekzistojnë dyshime të forta nëse marrëveshja për demarkacionin e kufijve detarë, do të jetë një pakt ku do të dalin të fituar të dyja palët.



Brenda koalicionit qeverisës grek  janë vendosur pikëpyetje për parimet dhe dispozitat e Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe në veçanti për bazën e llogaritjes së ndikimit  të reduktuar të ishujve, marrë shkas nga ishulli i Othonit për mospranimin e vijës së mesme.



Megjithatë ministri i jashtëm grek Kocias është treguar optimist për finalizimin e negociatave brenda verës. Edhe Tirana zyrtare ka pohuar se palët vijojnë diskutimet dhe se ato kanë shënuar progres.

Free Traffic Exchange