Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë së Prizrenit dhe nënkryetari turk i Bashkisë së Amasyas, të dyja bashki me të cilat Berati është binjakëzuar, kanë marrë pjesë sot në konferencën që po zhvillohet me rastin e 10 vjetorit të përfshirjes së qytetit në UNESCO.
Kumbaro e ka cilësuar Beratin dhe Gjirokastrën si dy krenari kombëtare, të cilat kanë pasaporta ndërkombëtare, të ruajtjes nga UNESCO.
Një vatër ku ka hapësira për të gjithë. Berati nuk është sot në fazën e mbijetesës, por të rijetëzimit. Katër herë më shumë vizitorë e kanë vizituar këtë qytet nga viti 2013 deri më sot dhe kjo ka ardhur si pasojë e një promovimi më të mirë.
Mirela Kumbaro, Ministria e Kulturës
Më tej ministrja është shprehur se edhe Banka Botërore ka investuar në qytet gjë që shtuar restaurimet në fusha të ndryshme.
Vetëm Banka Botërore ka dhënë 21 milionë dollarë për 4 qytete të Shqipërisë, një prej të cilëve është qyteti i Beratit dhe kjo do të thotë më shumë reabilitime rrugësh, banesash, etj. Qyteti i Beratit është gjithashtu përfitues i projektit për restaurimin e objekteve të besimit, ku brenda këtij viti do të restaurohen tre objekte kulti.