Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita vazhdoi edhe këtë të diel denoncimet për atë që ajo e quan pazar midis kryeministrit Rama dhe një kompanie për ndërtimin e 6 kullave në Teatrin Kombëtare. Deputeti Ervin Salianjo theksoi se pas ndërtimit të godinës luksoze të Ramës për 5 mln euro, kompania mori 80 mln euro tendera.
Deklarata e plotë e Salianjit:
Dje, Partia Demokratike bëri publike fakte konkrete që provojnë pazarin mes Edi Ramës dhe kompanisë Fusha për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit tek 6 kullat e Teatrit Kombëtar.
Ne treguam se si Fusha ndërtoi në të zezë godinën luksoze të kryeministrit për të paktën 5 milion euro dhe mori prej Edi Ramës rreth 80 milionë euro tendera, shumica pa garë, si dhe një konçesion 125 milionë euro.
Sot ne po u bëjmë të ditur shqiptarëve se kompania Fusha është subjekt i ligjit antimafia dhe subjekt që mund të pastrojë paratë e pista të drogës dhe trafiqeve.
Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithçka.
Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk dhe mik personal i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i rikapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga Ministria e Fatmir Xhafës.
Partia Demokratike nuk do të bënte kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë- ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha.
Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe mbyll dosjet penale për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës.
Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës.
Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes dhe Damian Gjiknurit. Nga ministria e Gjiknurit kompania Fusha ka marrë vetëm këtë vit dy punë të mëdha: konçesionin e Kalivaçit dhe Bulevardin e Vlorës.
Janë shumë të qarta lidhjet mafioze mes kompanisë Fusha, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e pista me 6 kulla tek Teatri dhe vëllezërve Fusha, njëri kryeprokuror që mbyll hetimet për Veliajn dhe ministrat e Ramës, njëri trafikant ndërkombëtar droge, i cili furnizon biznesin familjar me para kriminale.
Çdo prokurori në një vend demokratik do të niste menjëherë hetimin duke zbatuar ligjin Antimafia për kompaninë Fusha. Por prokuroria private e Edi Ramës nuk ka për të hetuar kompaninë që do të pastrojë paratë e pista të kryeministrit.
Edhe në rastin e Fatmir Xhafës me të ...