Goditje e rende per turizmin shqiptar

2018-07-08 1

Sezoni turistik ka marrë mbrëmë një goditje të fortë për shkak të një ngjarje të rënëdë të shënuar në një prej diskove të Dhërmiut.
Një përplasje mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Një person nuk ka ngurruar të qëllojë me armë në bar Havana duke shkaktuar kaos dhe panik të pushuesit vendas dhe të huaj.
Sipas dëshmitarëve në këtë ngjarje, pas të shtënave të armëve dhjetëra pushues dhe turistë janë larguar të tmerruar me vrap nga lokali duke shtypur njëri-tjetrin.
Në rrjetet sociale ata shprehen të revoltuar për mungesën e sigurisë në zonat turistike ku vëmendja duhet të jetë maksimale në këtë periudhë.

Free Traffic Exchange