Ora News - U zunë poshtë nga ndërtesa e ish-uzinës në Laç, ndërron jetë edhe 28 vjeçari

2018-07-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur një ditë më parë ish-uzinën e Superfosfatit në Laç.

Dashamir Jahja nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes në Spitalin e Traumës. Ai ka ndërruar jetë gjatë natës që lamë pas.

28 vjeçari mbeti i plagosur rëndë pas shembjes së një pjese të ndërtesës, teksa po përpiqej të nxirrte skrap.

Ndërkohë, një ditë më parë humbi jetën edhe Drilon Lamaj, 27 vjeç, banues në Shullaz të Kurbinit.

Policia sqaroi dje ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, tek ish - Uzina e superfosfatit në Laç - Kurbin, gjatë gërmimeve, janë zënë poshtë nga materiale inerte 2 shtetas të cilët janë dërguar në spital, ku njëri ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-zu-poshte-nga-ndertesa-e-ish-uzines-ne-lac-nderron-jete-28-vjecari