Zhbllokimi i drejtësisë/ PS mat forcat në 9 korrik, testi i parë për 84 vota

2018-07-08 0

Partia Socialiste do të matë forcat në 9 korrik, në sallën e Parlamentit, në përpjekje për të votuar një projektligj me 84 vota, i cili do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë.

Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t?i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjor për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ?djegur? nga Vetingu. Gjatë seancës së fundit plenare u miratuar kalendari i punimeve të Kuvendit deri në fund të këtij sesioni parlamentar, ku ndër të tjera është planifikuar miratimi i këtyre ndryshimeve në seancën e datës 9 korrik.

Llogaria e votave

Votimi për ligjin e teatrit konfirmoi se maxhoranca ka siguruar 79 vota në parlament. Që ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të miratohen, shumicës parlamentare i duhen edhe pesë vota në radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Demokratike e ka kushtëzuar votën e saj për këtë projektligj me shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe me aplikimin e votimit dhe të numërimit elektronik.

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur në mënyrë të prerë kundër projektligjit, me pretendimin se kjo nismë thellon kapjen e drejtësisë nga shumica. Disa ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se kishin nisur bisedimet mes grupeve parlamentare në përpjekje për të arritur një konsensus për votimin e ndryshimeve. Por, përplasjet e forta politike për çështjen e teatrit, e bëjnë edhe më të pamundur konsensusin politik për këtë projektligj.

Free Traffic Exchange