Ora News - Vlahutin këshillë për Teatrin: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni për të gjetur zgjidhje

2018-07-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin, ka komentuar debatin e fundit për Teatrin Kombëtar.

Nga Fieri, ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështje në mënyrë që të ketë një vendimarrje në përfitim të tyre.

Vlahutin: Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët.

Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Vlahutin: Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët.

Parlamenti miratoi në seancën e të enjtes vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për Teatrin Kombëtar.

Ndërsa aktualisht pritet dekretimi i tij nga Presidenti për të hyrë në fuqi.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlahutin-keshille-nga-fieri-teatrin-degjoni-qytetaret-tuaj-flisni-te-gjetur-zgjidhje