6 drejtues të lartë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI-t dhe Tatimeve do të përballen me drejtësinë për korrupsion dhe shpërdorim me detyrën. Kallëzimi është bërë nga Task Forca Antikorrupsion pas kontrolleve që ushtroi për periudhën Maj-Qershor në 35 institucione.
Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë:?Kallëzim penal për regjistruesin e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë, për drejtorin e ALUZINI-t Sarande dhe për tre përgjigjes të po kësaj drejtorie, po ashtu është kryer kallëzim penal për Përgjegjësin e Sektorit e asistencës ndaj shërbimit tatim pagues në Drejtorinë Tatimore Rajonale Vlore ku dyshohet për kryerjen e veprimeve për shpërdorim detyre".
Kontrollet e ushtruara për të njëjtën periudhë nga Task Forca Antikorrupsion njëherazi i kanë kushtuar largimin nga puna 28 punonjësve dhe drejtuesve të lartë të administratës publike, ndërsa për 172 të tjerë janë marrë masa disiplinore.
Tv Klan