I mbaroi karburanti në det, rrezikohej nga dallgët, shpëtohet veliera nga policia në Sarandë

2018-07-07 2

Policia kufitare ka shpëtuar një velierë me flamur amerikan, pasi i mbaroi karburanti dhe po rrezikonte që të mbytej nga dallgët. Brenda në velierën ?Nordic Berry? ishin pesë persona, ndërsa kanë dhënë alarmin për ndihmë, pasi u mbaroi karburanti dhe bllokuan nga dallgët. Policia kufitare u përgjigj duke e rimorkuar drejt portit. Ndërkohë që po sot në Karaburun u shpëtua nga mbytja një peshkarexhë, e cila kishte tre persona brenda, mes tyre një fëmijë.