Ora News - Tri viktima në plazhe, turistja polake mbytet në Sarandë, dy në Durrës

2018-07-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tri viktima janë shënuar në plazhet shqiptare gjatë ditës së shtune në Durrës dhe Sarandë. Një turiste polake është mbytur në det tek Kanali i Cukës ndërsa trupi i saj është përcjellë në Tiranë për autopsinë. Ndërkohë gjatë paradites në Durrës dy persona kanë humbur jetën teksa laheshin në plazhin e Currilave dhe në zonën e Porto Romanos. Kullat e vrojtimit dhe rojet e plazheve mbeten shqetësimet kryesore në këtë sezon të ri turistik.

Moti keq në bregdet i shoqëruar me dallgë ka shkaktuar 3 viktima gjatë së shtunës, midis të cilëve edhe një turiste polake.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë rrezikuar mbytjen në Golem gjatë pasdites.

Turistja polake është mbytur në zonën e Sarandës teksa lahej në det.

52-vjeçarja, Noëorycka Peter Iëona, është nxjerrë pa jetë nga uji, ndërsa trupi i saj është transportuar në Tiranë për autopsinë.

Policia e Sarandës në një reagim për median thekson se ka nisur hetimi për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët gjatë ditës, edhe dy persona humbën jetën në plazhet e Durrësit.

Në orët e mëngjesit, një 72 vjeçar është gjetur i vdekur në zonën bregdetare të Currilave.

Viktima është parë nga pushuesit që kishin zgjedhur plazhin e Currilave për të kaluar fundjavën.

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e kufomës.

Sipas policisë nga verifikimet bëhet fjalë për 72-vjeçarin me iniciale A.K., por ende nuk është percaktuar shkaku i vdekjes së tij, ndërsa trupi është gjetur disa metra larg bregut te detit.

Vetëm pak orë pas kësaj ngjarje, një tjetër person i moshës 62 vjeç, është gjetur i mbytur në zonën e Porto Romanos ku po lahej në det.

Ndërsa në orët e pasdites së të shtunës, një 14 vjeçar ka rrezikuar jetën teksa ka hyrë të lahej në det por në ndihmë të tij ka shkuar kushëriri i tij 44 vjeçar, i cili edhe pse me vështirësi, arriti ta shpëtonte.

Çështja e kullave të vrojtimit dhe rojeve të plazheve është një nga shqetësimet kryesore për sigurinë në plazhet shqiptare në këtë sezon të ri turistik.

Në disa raste në Durrës ka pasur edhe shqetësime për mungesën e ndihmës mjekësore për rastet e të mbyturve në plazhe.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sarande-mbytet-turistja-polake

Free Traffic Exchange