Trembëdhjetë llogari bankare me gjendje cash 1.3 milion lekë, tre automjete, dy apartamente, truall dhe pronë në proces legalizimi në pronësi të Fatos Faskos 49 vjeç dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia e Fierit.
Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit? janë bërë sekuestro e një apartamenti në tiranë me sip.127 m2, apartamenti në fier me sip.50 m2, truall dhe ndërtim me sip.430 m2 dhe pronë në proces legalizimi me sip.548m2.
Këto sekuestro janë bërë pas hetimeve nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Fierit pasi dyshohet se kanë burim krijimi pastrimin e parave.
Sipas policisë Fatos Faski rezulton se është dënuar me 9.4 vite burg në kuadër të organizatës kriminale dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sekuestro e këtyre parave dhe aseteve në pronësi të 49 vjecarit dhe familjarëve të tij janë bërë me vendim gjykate të dhënë më 3 korrik 2018.
Policia bënë me dije se aktualisht pas sekuestros ka nisur dhe verifikimet në terren për të parë nëse ky shtetas ka asete të tjera të cilat mund të jenë në emër të tij apo të fshehura tek persona të lidhur me të.
Fatos Fasko rezulton se është arrestuar në 2015 në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që trafikonte ilegalisht drejt SHBA-ve shqiptarë kundrejt pagesave që varionin nga 20-25 mijë dollarë.