Qente e rrezikshem Pit Bull lihen te lire neper parqe

2018-07-07 17

"Vetëm në Shqipëri ndodh që qen të konsideruar të rrezikshëm lejohen jo vetëm të qarkullojnë pa asnjë maskë mbrojtëse, por edhe të luajnë në të njëjtin park me fëmijët siç ndodh aktualisht".

Bëhet fjalë për qentë të racës Pit Bull. Në Maj të këtij viti, një 58-vjeçar nga Elbasani humbi jetën nga sulmi i tyre. Por pre e kësaj race janë kryesisht fëmijët.

"Kjo është shumë e rrezikshme, sepse si në çdo vend të botës duhet të ketë parqe të veçanta për qentë zona të rrethuara, sado i mësuar të jetë qeni, sado i urtë të jetë qeni është problem në momentin që ato shohin fëmijë duke vrapuar, pasi normalisht qeni mësohet me llojin e ecjes së të zotit, që është adult. Dhe kur sheh një fëmijë të vogël duke vrapuar, vrapi dhe ecja ndryshon nga i rrituri, ndryshon i fëmijëve ndryshon i njerëzve me probleme ne ecje që kanë thyer këmbën etj, qeni nuk e llogarit më për njeri, por e llogarit si pre ndaj ka instiktin që të shkojë ta sulmojë. Shumë e rrezikshme të mbahen qen të lëshuar në parqe me shumë njerëz sado të mësuar të jenë", thotë mjeku veteriner, Martin Llazani.