Report Tv - Laç, i zë betoni kur po nxirrnin skrap, vdes 27-vjeçari në Spitalin e Traumës

2018-07-07 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të shtunës. Dy persona janë zënë poshtë një muri, pranë ish-uzinës së superfosfatit në Laç. Drilon Lamaj, 27 vjeç, është personi i plagosur që ka humbur jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Dashamir Hajna mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv mëson se dy personat e lënduar ishin duke thyer betonin për të marrë hekurin e godinës në momentin që janë plagosur.

Pas plagosjes ata janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, aty ku ka ndërruar jetë 27-vjeçari Lamaj.

Free Traffic Exchange